ShowBiz

Adelina Ismaili publikon “Ushtarit tim” pas zhvillimeve në Hagë: “UÇK-ja është e shenjtë për jetë e mot”

Këngëtarja Adelina Ismaili ka reaguar në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në Hagë, duke publikuar një fragment nga kënga e saj e njohur “Ushtarit tim”.

Artistja e ndau videon në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke e shoqëruar me një mesazh kushtuar luftëtarëve që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë.

“Ushtarit tim” është një nga projektet muzikore më të njohura të Adelinës dhe i kushtohet nënave e grave që përcollën burrat e tyre në luftën çlirimtare të Kosovës.

Në mesazhin e saj, këngëtarja shprehu respekt dhe mirënjohje për sakrificën e luftëtarëve të lirisë, duke theksuar se ajo sakrificë u ka mundësuar brezave të sotëm të jetojnë të lirë.

“Për të gjithë luftëtarët e lirisë që ranë në luftë, u përulemi me respekt e mirënjohje të përjetshme. Sakrifica juaj bëri që ne dhe fëmijët tanë të jetojmë të lirë, të gëzohemi dhe të këndojmë shqip”, ka shkruar Ismaili.

Ajo e mbylli reagimin me fjalët: “Gjaku dhe amaneti juaj do të kujtohen brez pas brezi. Për lirinë që na e latë trashëgim, faleminderit përjetë. UÇK-ja është e shenjtë për jetë e mot.”