Aktorja Dakota Johnson ka folur hapur për dëshirën e saj për të pasur fëmijë, në një intervistë të fundit për revistën “Vogue”.
Ylli 36-vjeçar u pyet për jetën e saj personale dhe raportin me muzikantët, teksa emri i saj është përmendur së fundmi në media për një romancë të mundshme me Machine Gun Kelly.
Johnson u shpreh me humor se njeh shumë muzikantë, duke treguar se ata e pëlqejnë dhe se edhe ajo ka simpati për ta. Megjithatë, aktorja pranoi se ka disa gjëra që nuk i pëlqen te muzikantët, duke i cilësuar si njerëz të ndërlikuar.
Kur u ndal te mundësia për t’u bërë nënë, Dakota Johnson nuk e fshehu dëshirën e saj, duke thënë se do ta donte shumë të kishte fëmijë.
Aktorja ka qenë për gjashtë vite në një lidhje me këngëtarin e Coldplay, Chris Martin. Pas kësaj, ajo është lidhur me muzikantin Role Model.
Së fundmi, mediat kanë ngritur dyshime për një romancë të mundshme mes saj dhe Machine Gun Kelly, pasi ata janë parë bashkë në New York dhe pranë apartamentit të Taylor Swift. Megjithatë, as Dakota Johnson dhe as Machine Gun Kelly nuk kanë komentuar publikisht mbi këto aludime.