ShowBiz

Selin Bollati ndan bisedën e ëmbël me DJ Gimbon: “A jam e bukur?”

Selin Bollati dhe DJ Gimbo vazhdojnë të ndajnë me ndjekësit momente të veçanta nga marrëdhënia e tyre, këtë herë përmes një bisede të publikuar në rrjetet sociale.

Selin ka postuar në Instagram Story disa pjesë nga komunikimi privat në WhatsApp me partnerin e saj, duke zbuluar me humor se i dërgon shpesh fotografi Gimbos dhe më pas i kërkon mendimin e tij.

“A jam e bukur?”, e pyet Selin partnerin në një nga mesazhet e publikuara.

Përgjigjja e DJ Gimbos ishte e menjëhershme dhe shumë e ëmbël: “Po, ti je e bukura ime, oj Selinë moj”.

Çifti nuk e ka fshehur afërsinë mes tyre as më herët. Gimbo është parë duke e telefonuar Selin me video gjatë performancave të tij, ndërsa ajo ka folur me dashuri për partnerin në intervista të ndryshme.

Edhe këtë herë, një bisedë e zakonshme mes çiftit u kthye në një moment të ngrohtë për ndjekësit e tyre, duke treguar anën spontane dhe plot humor të marrëdhënies së Selinit dhe DJ Gimbos.

Burimi; https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en