Leonora Jakupi ka ndarë me ndjekësit një moment gazmor nga dasma e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, dy ish-banorëve të Big Brother që kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Këngëtarja ishte mes të ftuarve në ceremoni, por atmosfera e festës duket se e kishte bërë të harronte një detaj: zarfin që kishte marrë me vete për çiftin.
Në një postim në Instagram, Leonora publikoi fotografinë e zarfit ku ishte shkruar emri i saj dhe e shoqëroi me komentin: “Shkon njeri në dasëm e harron zarfin në çantë”.
Artistja e vijoi batutën duke etiketuar të sapomartuarit dhe duke ua hedhur atyre “fajin” për harresën.
“Nejse fajet i keni vetë me gjithë atë atmosferë e dashni na keni hutuar”, shkroi ajo, duke shprehur njëkohësisht vlerësimin për festën dhe dashurinë e çiftit.
Sipas Telegrafit, në dasmë ishin të pranishëm edhe Londrim Mekaj, Klodian Mihaj, Labinot Haxhiu, Benita Zena dhe Hygerta Sako.