ShowBiz

“Do të dua deri në frymën e fundit”, Kushtrim Kelani i dedikon fjalë dashurie Aurorës pas dasmës

Pak ditë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë ndarë në rrjetet sociale disa nga momentet më të veçanta të dasmës.

Çifti ka publikuar fotografi nga ceremonia e kurorëzimit dhe festa e mbrëmjes, duke sjellë pamje nga dita që i bashkoi si bashkëshortë. Në fotografi, ata shfaqen duke shijuar festën mes familjarëve, miqve dhe të ftuarve.

Krahas këtyre kujtimeve, Kushtrimi ka zgjedhur t’i kushtojë bashkëshortes një mesazh të shkurtër, por emocional.

“Do të dua deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai, duke shprehur publikisht dashurinë dhe përkushtimin ndaj Aurorës.

Ceremonia e tyre mblodhi shumë të ftuar, mes të cilëve edhe personazhe të njohura të ekranit dhe showbiz-it shqiptar. Të pranishëm ishin gjithashtu ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova” dhe artistë të skenës.

Fotografitë dhe dedikimi i publikuar pas dasmës sjellin një tjetër kujtim nga ky kapitull i ri në jetën e çiftit.