ShowBiz

Jennifer Lopez rrëfen vështirësitë e dashurisë nën vëmendjen e publikut

 

Jennifer Lopez ka folur për jetën sentimentale, rrugëtimin artistik dhe sfidat që shoqërojnë famën gjatë një interviste me Howard Stern. Biseda u zhvillua më 15 tetor 2025, ndërsa videoja e plotë u publikua në kanalin zyrtar të emisionit më 6 qershor 2026.

Duke diskutuar marrëdhëniet romantike, këngëtarja dhe aktorja pranoi se vëmendja e vazhdueshme e publikut e ndërlikon jetën private. Sipas saj, niveli i famës që ka arritur kërkon kompromise dhe përshtatje edhe nga personi me të cilin ndan jetën.

“Është e vështirë të jetosh nën atë mikroskop”, u shpreh Lopez. Ajo shtoi se përvojat sentimentale e kanë ndihmuar të kuptojë më mirë veten, ndërsa vazhdon të besojë te dashuria.

Në intervistë, artistja rikujtoi edhe fillimet në Bronx dhe angazhimin si balerinë në “In Living Color”, të cilin e përshkroi si një mundësi të jashtëzakonshme për karrierën.

Lopez u ndal gjithashtu te performanca me Shakirën në Super Bowl. Ndonëse fillimisht kishte dëshiruar një skenë vetëm për veten, ajo tha se sot ndihet krenare për atë që përfaqësuan së bashku si dy artiste latine dhe nëna.

Biseda përfshiu edhe mëmësinë, raportin mes familjes dhe karrierës, si dhe përvojat në kinematografi, nga “Hustlers” te “Kiss of the Spider Woman”.