Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer se si e pritën prindërit e saj pas publikimit të videove private, duke treguar se në një periudhë të vështirë emocionale gjeti mirëkuptim dhe mbështetje nga familja.
Gjatë intervistës në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo u pyet nga moderatorja Ori Nebijaj për përballjen me të atin, nënën dhe familjarët pas ngjarjes që solli reagime të shumta në publik.
Matraku tregoi se babai e kishte pritur pa e fajësuar, duke e ftuar të dilnin së bashku për kafe.
“Po ç’mund të të them unë për një baba që më thotë: ‘Ku ishe këto ditë ti? Hajde çohemi, pimë kafe’. Ç’mund të them unë për një baba që nuk duhet t’i vinte kurrsesi faj vajzës së vet, për një nënë që thotë: ‘Do kalojë edhe kjo, të keqen mami’”, u shpreh këngëtarja.
Sipas raportimit të Ora News, Blerina kishte treguar më herët në rrjetet sociale se publikimi i pamjeve e kishte rënduar emocionalisht. Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe e kishte pasur të vështirë të përballej me të atin.
Në rrëfimin e saj në emision, këngëtarja përshkroi një reagim mbështetës nga të dy prindërit, të cilët i kishin qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe.
Gjatë së njëjtës intervistë, Matraku foli edhe për marrëdhënien profesionale me kompozitorin Adrian Hila. Ajo deklaroi se i kishte paguar 10 mijë euro për realizimin e një albumi dhe se nuk kishte asnjë detyrim financiar ndaj tij.