Modelja e njohur Bella Hadid ka festuar 30-vjetorin e lindjes me një fundjavë mes natyrës dhe njerëzve të saj të afërt. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një seri fotografish nga festa, ku spikat edhe paraqitja e saj me një bikini të kuqe, mbi të cilin ishte shënuar mosha e saj.
Për të shënuar këtë përvjetor të veçantë, Bella Hadid zgjodhi të kalonte një fundjavë larg zhurmës së qytetit, në shoqërinë e miqve dhe personave të dashur. Modelja u pa duke u larguar nga Los Angeles me një avion privat, e shoqëruar nga rreth një duzinë miqsh, përpara se të publikonte pamje nga kjo arratisje në rrjetet sociale.
Në fotografitë e publikuara, Hadid shfaqet pranë një liqeni, e veshur me një fustan pambuku me vija dhe çizme në stilin kauboj. Në disa prej imazheve, ajo pozon duke shijuar peizazhin natyror, ndërsa më pas shfaqet me një bikini të kuqe, mjaft të vogël, ku ishte shkruar mosha e saj.
Modelja e kompletoi paraqitjen me varëse të arta dhe byzylykë me rruaza, duke i dhënë pamjes një stil veror dhe të veçantë.
Krahas fotografive, Bella ndau edhe një mesazh të shkurtër për ndjekësit e saj, duke shkruar: “Përshëndetje, quhem Bella dhe jam 30 vjeçe”.