ShowBiz

Kendall Jenner u përgjigjet thashethemeve për orientimin seksual: “Njerëzit ende mendojnë se jam lezbike”

Kendall Jenner ka reaguar ndaj spekulimeve për orientimin e saj seksual gjatë një bisede me mikeshën e ngushtë, Cara Delevingne, në reality show-n “The Kardashians”.

Sipas Top Albania Radio, në episodin e publikuar më 15 tetor, dy modelet diskutuan për mënyrën se si është interpretuar afërsia e tyre. Kendall u shpreh se miqësia dhe dashuria që kanë për njëra-tjetrën kanë ushqyer thashetheme për një marrëdhënie romantike.

“Duhet ta sqarojmë këtë. Është për shkak të dashurisë që kemi për njëra-tjetrën. Njerëzit ende mendojnë se jam lezbike”, tha modelja, duke shtuar: “Nuk jam”.

Gjatë bisedës, Jenner bëri edhe një koment me humor për vështirësitë e takimeve romantike me burrat.

“Do të ishte më e lehtë nëse do të isha lezbike. Burrat janë të tmerrshëm”, u shpreh ajo me shaka.

Deklaratat tërhoqën vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa biseda me Delevingne i dha modeles mundësinë të sqaronte drejtpërdrejt spekulimet për jetën e saj private dhe natyrën e marrëdhënies mes tyre.