ShowBiz

“Një mik i zemrës sime”, Shakira i bën dedikimin e veçantë ish-partnerit gjatë koncertit në Madrid

Shakira ka falënderuar publikisht ish-partnerin e saj, Antonio de la Rúa, gjatë koncertit të 12 tetorit në Madrid, duke e cilësuar si një mik të çmuar dhe duke vlerësuar mbështetjen e tij gjatë turneut.

Në përmbyllje të koncerteve në kryeqytetin spanjoll, pjesë e “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”, këngëtarja kolumbiane u ndal për t’i kushtuar disa fjalë personit që dikur ishte partneri i saj në jetë dhe që sot është sërish pjesë e ekipit profesional.

“Dua të falënderoj dikë që dikur ishte partneri im dhe sot është një mik i mrekullueshëm, një mik i zemrës sime: Antonio de la Rúa”, u shpreh artistja para publikut.

Shakira dhe biznesmeni argjentinas e nisën lidhjen në vitin 2000. Gjatë viteve së bashku, De la Rúa u angazhua edhe si menaxher i këngëtares. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2011, ndërsa në vitin 2024 ai u rikthye në ekipin e saj profesional. Që prej asaj kohe, është parë në disa prej koncerteve të artistes.

Gjatë së njëjtës mbrëmje, Shakira foli edhe për vështirësitë personale që ka përjetuar, duke përmendur shqetësimet për shëndetin e të atit dhe sfidat në jetën private.

Ajo falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se dashuria e tyre i ka dhënë forcë të ngjitet në skenë dhe të vazhdojë të performojë me gëzim, pavarësisht periudhave të vështira.