ShowBiz

Xhuli Nura publikon mesazhin fyes dhe kërcënues, ja si i përgjigjet

Xhuli Nura ka reaguar publikisht pasi ka marrë në Instagram një mesazh me fyerje dhe kërcënim për dhunë fizike. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, e cila së fundmi është bërë nënë e binjakëve, e ndau mesazhin me ndjekësit, duke zgjedhur t’i përgjigjet dërguesit.

Në reagimin e saj, ajo u ndal te prejardhja shqiptare dhe lidhja me gjuhën e traditat, të cilat tha se i ka ruajtur pavarësisht jetës në diasporë.

“Edhe pse jam lindur e rritur në diasporë, e flas gjuhën shqipe, i mbaj traditat shqiptare. Jam shumë krenare për atë që jam”, u shpreh Xhuli.

Ajo tregoi gjithashtu se flet disa gjuhë dhe ka jetuar në gjashtë shtete, duke theksuar se përvojat jashtë vendit nuk e kanë larguar nga rrënjët e saj.

Duke iu drejtuar personit që i kishte shkruar, Xhuli tha se i vinte keq për mllefin e shprehur në mesazh. Ajo i uroi të gjente qetësi dhe të mos i lëndonte të tjerët përmes fjalëve.