Lifestyle

Natyra në divanët tuaj

Nuk është sekret që të dashuroni artin, dhe brendi më i njohur që njihet për artin e shumëngjyrshëm dhe për mozaikët njihet me emrin SICIS.
Kompania italiane Sicis, e themeluar nga Maurizio Leo Placuzzi, mban dy dekada eksperiencë në mozaikët artistike shumëngjyrëshe duke prodhuar pjesë të mobilieve.
Të inspiruar nga universi i arteve, histori dhe dizanj. Gjithçka e punuar në keto mobilie janë të dekoruara nga elementë me detaje sa më të hollësishme të formave dhe ngjyrave të ndryshme.
Dizenjerët jane të frymëzuar kryesisht nga natyra dhe nga ngjyrat që dhuron ajo dhe kryesisht divanët e projektuar nga ta kanë larmishmëri ngjyrash dhe formash të natyrës.
Gjithçka që vjen nga kompania Sicis është perfekte dhe unike dhe detaji më i rëndësishëm është sepse këto mobilje janë shumë të kushtueshme, por kërkesat për to janë mjaft të larta. Duhet të jetë mjaft relaksuese të qëndrosh në këto divane dhe të ndjehesh sikur je e mbështjellë nën petkun e natyrës së gjelbër.

Burimi: http://upscalelivingmag.com/sicis-next-art/

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/apartment-coffee-contemporary-cushion-292427/