Lifestyle

Modelet e flokëve sipas stinës dhe motit…

Të gjithë e dimë që flokët janë njëra anë e medaljes së bukurisë si për femrat por edhe për meshkujt. Prandaj në këtë artikull ne do ju sugjerojmë disa këshilla sesi mund teë dukeni në stinë të ndryshme të bukura dhe që flokët tuaj, modeli dhe ngjyra të duken gjithmonë perfekte pavarsisht stinës. Kur temperaturat e qyetin apo vëndin që ju jetoni janë në rritje kjo nuk duhet të pengojë aspak që flokët tuaj të duken të shëndetshme dhe në formën e tyre më të mirë. Nuk është gjithmonë e nevojshme të shkoni në një sallon bukurie që flokët tuaja të duken perfekte, këtë gjë mund ta arrini ta bëni edhe vetë në kushtet e shtëpisë. Ja disa mënyra për të pasur modele flokësh të bukura:

1) Modele të ç`rregullta
Ne do ju paraqesim disa mënyra shumë të thjeshta dhe të shpejta sipas profesionistëve të kësaj fushe që edhe pse është verë dhe temperaturat janë shumë të larta ju të keni flokët të bukur. Nëse dëshironi sesi të bëni një model flokësh për mbremje formale ose jo modeli më perfekt është kapja e flokëve në formë tuçi të çrregullt. Gjithashtu edhe një model praktik është ai i kapjes së flokëve bishtalecë eështë fin dhe i rehatshëm.

2) Për flokët e gjatë
Floku i gjatë është floku më i pëlqyer tek femrat por pavarsisht bukurisë është shumë i vështirë për tu mirëmbajtur. Por mos u shqetësoni sepse gjithçka e ka një zgjidhje. Me anë të flokëve të gjatë femrat kanë në dorë të realizojnë një shumëllojshmëri modelesh flokësh dhe nëse dëshironi qe ti mbroni flokët e gjatë nga stina e nxehtë e verës dhe nga djegia e diellit ne ju sugjerojmë që gjatë ditës flokët të mbahen të mbledhura kurse në mbrëmje mund ti lëshoni. Por gjithashtu edhe stina e dimrit nuk ndikon në mënyrë positive për flokë të shëndetshëm prandaj ju sugjerojmë të përdorni kremra të përshtatshëm për flokët tuaj në mënyrë që ato të duken sa më të shëndetshme dhe më të bukur në të gjitha stinët.

3) Përdorni aksesorë
Një tjetër këshillë për flokët e bukur është edhe përdorja e aksesorëve në modelet që bëni apo edhe kur ato i keni thjesht të drejta. Nuk ju sugjerojmë që të mbushte koka me aksesorë të shumtë sepse kjo do reëndonte flokun dhe ai nuk do dukej i shëndritshëm. Por pse jo në një rast të veçantë përdorja e aksesorëve sa meë fin dhe të veçantë do ju bënte të dukeni vërtet të bukura.

Burimi: http://www.dnaindia.com/lifestyle/report-hot-weather-hair-dos-2216452

Burimi i fotos: © Lum3n.com https://www.pexels.com/photo/woman-in-black-tank-top-with-braided-hair-167704/