Lifestyle

10 gjërat që duhet të bëni për të pasur një mëngjes të mirë

1) Zgjohuni në mëngjes në kohën e duhur
Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes për të pasur një ditë të mirë është të zgjoheni.
Shumica prej nesh nervozohet ose acarohet kur dëgjon zilen e orës së zgjimit duke rënë pranë veshit.
Por gjithashtu çdo person vepron pothuajse njësoj duke e fikur atë zile përsëri dhe përsëri.
Nuk është mirë që të keni një mëngjes të vonshëm për në punë apo shkollë sepse nuk jep efekte pozitive në të nisur të ditës tuaj.
Prandaj ju sugjerojmë që gjithmonë të zgjoheni në momentin e duhur apo edhe pak më herët sepse kjo do ju ndihmojë që të keni mjaft kohë për tu bërë gati dhe pse jo edhe për tu relaksuar.

2) Pini ujë
Gjëja e parë që duhet të bëni sapo të çoheni nga krevati është të pini një gotë të madhe me ujë.
Është shumë e thjeshtë pasi trupi jonë ka shumë nevojë për ujë për t`u rikuperuar pas një nate të gjatë që nuk e keni konsumuar.
Në fakt një nga mënyrat pse ndjehemi të pafuqishëm është arsyeja që nuk kemi konsumuar ujë sa duhet.
Gjithashtu konsumimi i një gote me ujë para se të hani mëngjes do ju ndihmojë shumë që të mos konsumoni sasi të shumtë të ushqimit dhe të ndjeheni të fryrë.

3) Për të shkëlqyer
Mëngjeset gjithmonë janë shumë të rrëmujshme dhe kjo bën që ju të mos keni shkëlqimin e duhur.
Provoni të lini dritaret tuaja hapur që dielli të depërtoje brënda dhomës tuaja sapo të ketë rënë alarmi i zgjimit.
Por do të ishte shumë mirë nëse ju do të kishit një ambjent ku mund të shikonit diellin të shkëlqente dhe të dëgjonit cicërimat e zogjve, kjo do bënte që mëngjesi juaj të ishte pozitiv dhe ralaksues.

4) Hani një mëngjes të mirë
Mëngjesi përfundimisht është vakti më i mirë që duhet të konsumoni gjatë gjithë ditës.
Nëse dita juaj do të nis me një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshme disa studime kanë treguar që ju do të bëni zgjedhjet më të mira gjatë gjithë ditës.
Nëse konsumoni diçka që ju pëlqen atëherë kjo do ju bëj të jeni në humor të mirë që në fillim të ditës.

5) Bëni diçka argëtuese
Mundohuni që ndonjëherë të lexoni gazetën tuaj të preferuar, librin tuaj më të mirë apo të shikoni emisionin që pëlqeni më shumë.
Duke lexuar dhe duke u fokusuar në ngjarjet e ndodhura do ju bëjë që ju të keni se çfarë të diskutoni gjatë ditës.

6) Ushtrime
Ka shumë të mira nëse bëni ushtrime në mëngjes.
E para ju ndihmon të ulni kaloritë e konsumuara gjatë ditës dhe e dyta ju mban mendjen tuaj të relaksuar.
Nëse moti ju lejon një ditë të mirë ju këshillojmë që ushtrimet të praktikohen jashtë shtëpisë.

7) Mundohuni të pastroni paksa
Është shtëpia juaj e çrregulllt nga nata e kaluar?
Nuk është mirë që në mëngjes sapo të jeni zgjuar të mendoni menjëherë se çfarë do të bëni sot në punë apo në shkollë.
Prandaj duhet që të merreni paksa në mëngjes me pastrimin e shtëpisë dhe kjo do ju bëj më produktiv gjatë ditës.

8) Vendosni muzikë ndërkohë që visheni
Muzika është e provuar që stimulon trurin si asgjë tjetër.
Kur dëgjoni këngën tuaj të preferuar ju kënaqeni.
Pra ju sugjerojmë të vendosni muzikën tuaj të preferuar çdo ditë ndërkohë që visheni.
Nëse nuk mund ta dëgjoni muzikën me zë të lartë sepse mund të ketë të tjerë që ndërkohë flenë ju sugjerojmë që të përdorni kufjet.

9) Të dukeni rrezatuese
Nuk është sekret që njerëzit janë shumë të vëmendshëm në lidhje me paraqitjen e jashtme.
Prandaj nuk do ishte ide e keqe nëse ju do të shpenzonit disa minuta më shumë për t`u dukur sa më bukur.
Ju do të ndiheni shumë mirë gjatë ditës nëse arrini të merrni komplimente nga të tjerët.

10) Merrni Kohën e duhur për të shkuar në punë
Duhet të gjeni orarin e përshtatshëm për të dalë nga shtëpia në mënyrë që të mos ndjeheni të stresuar gjatë kohës që jeni duke udhëtuar për në punë.
Nëse keni pasur një mëngjes jo të mirë duhet të siguroheni që pjesa tjetër e ditës të jetë sa më pozitive.
Prandaj sigurohuni që të zgjidhni orarin e duhur në mënyrë që gjithçka të marri kohën e vet dhe mëngjesi juaj të jetë sa më shumë në harmoni.

Burimi: http://health.allwomenstalk.com/things-to-do-in-the-morning-to-have-a-good-day

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/food-restaurant-people-coffee-29682/