Lifestyle

Kush janë femrat me format më të bukura?!

Femra është e lindur nga natyra për bukuritë natyrore që ka. Disa prej tyre kohët e fundit kanë filluar të përdorin operacionet plastike në mënyrë që format trupore të duken më të bukura. Dëshironi të mësoni më shumë rreth femrave më të bukura dhe më të përfolura të showbizit botëror, ja kush janë ato me bukuritë natyrore dhe me pjesët më të bukura të trupit të tyre.

Ja kush janë ato:

1) Beyonce

 

Mahnitëse sesi një femër mund t`i ketë të gjitha bukuritë dhe bëhet fjalë vetëm për bukuroshen bombastike Beyonce. Ajo është përpjekur gjithmonë të ngre lart figurën e saj artistike si aktore dhe këngëtare por edhe bukurinë që e karakterizon. Ajo mbetet si gjithmonë një femër me shumë klas dhe talent.

2) Jennifer Lopez

 

Të tregohemi realist që shumica prej shikuesve të filmit American Idol e kanë vëzhguar vetëm për format e nxehta të Jennifer. Për vite me rradhë ajo është munduar që gjithmonë të nxjerrë me të bukurën nga vetja e saj si në anën e saj artistike, por edhe të bukurisë.

3) Tyra Banks

 

Tyra e ka filluar karrierën e saj si modele në një moshë fare të vogël dhe shumë shpejt ajo u kthye në një ikonë dhe një figurë shumë e dashur për publikun. Edhe pse ajo tashmë është bërë mama e një djali të bukur, bukuria e saj nuk është venitur por, në fakt çdo ditë bëhet akoma më e bukur.

4) Salma Hayek

 

Edhe pse është afër moshës së 50-të, Salma ka trupin më perfekt dhe me format më unike në krahasim me bashkëmoshataret e saj. Çdo femër do të dëshironte që në këtë moshë të kishte një trup kaq unik si Salma!

5) Sofia Vergara

 

Sofia është një mama shumë seksi dhe format e saj bombastike bien shumë lehtë në sy. E kush nuk do të dëshironte një trup si Sofia? Në jetën e saj të përditshme ajo është shumë e përkushtuar kundrejtë familjes së saj por kur bëhet fjalë për evente ajo di gjithmonë si të vijë ndryshe dhe sesi të duket gjithmonë e më e bukur.

Burimi: http://www.tellyouall.com/top-5-most-voluptuous-female-celebrities-in-2016/5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BRKAWlxgDIv/?taken-by=jlo