Lifestyle

Çfarë mund t`i dhuroni një çifti që po martohet?

Padyshim sezoni i dasmave mund të jetë i kushtueshëm për të gjithë. Disa mund edhe të konfuzohen për shkak të llojit të dhuratës që duhet t`i bëjnë çiftit.
Ju japim disa ide, për të zgjedhur më pas:

Produkte për kujdesin e shtëpisë
Çifti i ri do të fillojë një jetë në një shtëpi të re. Produktet për kuzhinën, mund të jenë një ide e mirë dhe e dobishme. Një çajnik për shembull, ose një pikturë. Ata do të mbajnë mend gjithmonë si dikush që i dhuruat diçka të dobishme.

Produkte të kujdesit personal
Produkte të kujdesit personal mund të jenë të rëndësishme dhe të dobishme. Ato mund t`i nevojiten edhe për në muajin e mjaltit. Mund të jenë kremra, ose parfume, të cilat mund të jenë të dobishme për nusen e re.

Produkte teknologjike
Kohërat kanë ndryshuar dhe tashmë edhe produktet tekonologjike duhen shijuar. Ju mund t`i dhuroni çiftit një telefon të fundit, ose një kamera, me të cilën ata mund të memorizojnë momentet e tyre më të lumtura. Gjithashtu mund t`i dhuroni një X Box, ose pse jo një play station. Ata mund të shpenzojnë mbrëmjet e tyre, duke luajtur me njëri tjetrin, ose me miq.

Para
Paratë janë e vetmja gjë që çdokush pajtohet, duke e konsideruar si dhuratën më të mirë për një çift. Kjo ju largon barrën e të zgjedhurit një dhuratë. Çifti mund t`i shpenzojë ato në mënyrën që dëshiron. Madje në rastet kur çiftin nuk e njihni mirë, këshillohen paratë si dhurata më e mirë.

Gjithsesi pavarësisht dhuratës, çifti do të mbajë mend gjithmonë urimet e mira që i keni bërë në atë ditë!

Burimi: http://www.worldofwedding.com/planning-and-ideas/74/new+age+gifts+for+the+new+couples

Burimi i fotos: © Porapak Apichodilok https://www.pexels.com/photo/adult-birthday-birthday-gift-box-360624/