Lifestyle

Historia e ngjyrave të dasmës suaj – Dasmë indiane

Ikën kohërat kur ngjyra e kuqe dhe prej floriri ishin ngjyrat e dasmës. Një dasmë indiane bashkëkohore është më shumë sesa këto ngjyra. Kjo është koha për të pasur ngjyrat e duhura në dasmën tuaj. Mund të jetë ngjyra e shampanjës, ose ngjyrat e detit. Le të flasim për to.

Ngjyrat bazë të sezonit
Ngjyra e duhur e sezonit mund ta bëjë festën tuaj të jetë perfekte ashtu siç do të dëshironit. Ka mënyra për të krijuar ngjyra të tilla si në përralla. Sezonet kryesore të dasmave ndoshta në gjithë botën janë pranverë – verë dhe fillim dimri. Kështu që ngjyra të ndryshme do të përdoren në sezone të ndryshme. Në pranverë më shumë pastel dhe rozë dhe në dimër shampanjë. Ideja e të përdorurit ngjyra të ndryshme në sezone të ndryshme lidhet me idenë e të krijuarit atmosferën e duhur.

Dekori i bazuar në vendin ku zhvillohet dasma
Ka dasma që zhvillohen në ambiente brenda dhe ka edhe dasma që zhvillohen jashtë. Në dasmat në mjedise të mbyllura mund të përdoren llojshmëri ngjyrash për të ndihmuar edhe ndriçimin, kurse në mjediset jashtë jo. Nëse përdor ngjyrën blu do të duhet ta thyesh edhe me pak të bardhë. Thjesht mund të vendosësh diçka të bardhë për të bërë një lidhje të lezetshme e për të thyer ngjyrën blu mbizotëruese. Kurse për një dasmë jashtë mund të përdoret ngjyra jeshile dhe floriri.

Dasma klasike romantike
Dasma klasike romatike sigurisht kërkon ngjyrën e detit, jeshilen, ose argjendin e yjeve. Megjithatë për ta shijuar dasmën tuaj thjesht zgjidhni ngjyrën e preferuar.

Burimi: http://www.worldofwedding.com/watsinvogue/39/your+wedding+colour+stories

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/couple-wedding-romance-indian-woman-57880/