Lifestyle

Përse të këndosh është e shëndetshme?

Nëse këndoni në makinë, jashtë, apo në dush, po i bëni një nder vetes suaj. Edhe pse njerëzit që mund të keni pranë mund të bezdisen nga melodia që këndoni dhe të mos bashkohen me ju, keni shumë arsye për të kënduar. Faktet tregojnë se i kënduari ka përfitime psikologjike dhe gjithashtu rrit oksigjenimin në gjak. Profesori Graham Welch ka studiuar zhvillimin dhe aspektet mjekësore për më shumë se 30 vjet. Ai vazhdimisht lobon për të kënduar, duke thënë se kjo mund të shërbejë si një aktivitet aerobik, e që promovon një zemër të shëndoshë. I kënduari mund të ndihmojë për largimin e stresit nga lëshimi i oxytoksinës, duke u shndërruar në një largues natyral për stresin. Siç dihet stresi ka një numër të lart efektesh anësore. Ata që zgjedhin të këndojnë mund të pakësojnë ndjenjat e depresionit dhe vetmisë.

Të zgjedhësh të këndosh, nuk do të thotë se duhet të jesh një këngëtar i mirë. Nga një studim në Universitetin e Sheffield u arrit përfundimi se i kënduari “mund të prodhojë ndjesi të kënaqshme dhe terapeutike edhe kur zhurma e prodhuar nga instrumenti është mediokre”. Kjo do të thotë se askush nuk duhet të trembet nga i kënduari!

Burimi: http://womenslifestyle.com/singing-stress-away/

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/hand-metal-music-musician-33779/