Lifestyle

Si do t’i karikojmë telefonat pa nevojën e kabujve?

Sipas imagjinatës së studiuesve të “Disney Research” nuk do të keni më nevojë për karikues, por mund t`i karikoni kudo brenda një dhome me fushë magnetike.
Përmes kësaj metode pajisjet do të jenë në gjendje të funksionojnë. Kjo pasi dhoma me një sistem të brendshëm që krijon një fushë elektro-magnetike e bën të mundur këtë, duke i furnizuar me energji pa nevojën e kabujve.
Muret, tavanet dhe dyshemeja e dhomës do të jenë të përbëra nga alumini me një kolonë bakri në mes. Sipas llogaritjeve deri në 1.9 kilovat mund të transmetohen në dhomë, pa dëmtuar njerëzit përreth. Kërkuesit premtojnë një efikasitet nga 40 deri në 95%.
Kjo teknologji mund të zbatohet në kabinete të vogla, ose në dollapet e vegjël ku njerëzit vendosin pajisjet e tyre, si telefonat.

Shpjegimi i studiuesve:

https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=gn7T599QaN8&app=desktop

Link: https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=gn7T599QaN8&app=desktop

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=gn7T599QaN8&app=desktop

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Disneys-Magnetfeld-Raum-soll-Geraete-drahtlos-mit-Strom-versorgen-3630509.html