Lifestyle

Çfarë nuk duhet të bëjnë asnjëherë prindërit kur janë në lokal

Mënyra e edukimit dhe prindërimi është shumë i vështirë, duhet që të jeni të kujdesshëm me çdo gjë që bëni kundrejt fëmijëve sepse ata kopjojnë çdo lëvizje të prindërve.
Në këtë artikull do të cekim pjesën kur shkoni në një bar ose restorant me fëmijët tuaj, e në fakt janë disa gjëra që ju pikërisht në këto vende nuk duhet t`i bëni kundrejt fëmijëve tuaj.
Zbuloni pesë gjërat e gabuara për prindërit në lokal kundrejtë fëmijëve të tyre:

1) Nuk duhet t`i lini asnjëherë fëmijët që të përdorin telefon, tablet apo kompjuter me zërin e hapur. Pra nuk duhet të përdoret autoporlanti!
2) Duhet të gjeni vende të përshtashme për tu ulur në rast se jeni me karrocë që të mos pengoni njerëzit e tjerë që jane aty në lokal për të lëvizur.
3) Mos merrni lodra të zhurmshme ndërkohë qe do dilni për kafe apo për të ngrënë!
4) Edhe nëse ndodhin raste të pakënaqëshme me fëmijët, prindër mundohuni ndërkohë që jeni në lokal të mos përdorni tone të lartë për t`i bërtitur!
5) Mos ndryshoni asnjëherë pelenat e fëmijëve tuaj pranë njerëzve që po konsumojnë nje vakt apo që po pinë kafe.

Burimi i lajmit: http://www.couriermail.com.au/lifestyle/parenting/seven-things-parents-should-never-do-in-cafes/news-story/7cec0a1ef0ba03a193d1eb1f0378a014

Burimi i fotos kryesore: By Guillaume Paumier – Own work, CC BY 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=15563184