Lifestyle

Ngarja e biçikletës për në punë përgjysmon riskun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe kancerit

Studimet e fundit kanë treguar se të ngasësh biçikletën qoftë edhe për distanca të shkurtra është më mirë se sa të ecësh. Të shkosh me biçikletë për në punë ul rrezikun ndaj kancerit, problemeve të zemrës, vdekjes së parakohshme, sipas studimeve Britanike.
Të rriturit që udhëtojnë me biçikletë janë 45% më pak të predispozuar të preken nga kanceri dhe 46% më pak nga sëmundjet e zemrës.
Risku për të vdekur herët nga çdo sëmundje, apo shkak është 41% më pak, pavarësisht rrezikut në rrugë kur nget biçikletë. Studimet kanë treguar se kjo mënyrë udhëtimi edhe sikur për pak minuta të zgjasë, është shumë më e mirë sesa të ecurit në këmbë apo me transport publik.
Ndaj blini biçikleta!

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/news/article-4427142/Cycling-work-halves-risk-heart-disease-cancer.html

Burimi i fotos: © Gratisography https://www.pexels.com/photo/man-person-summer-driving-526/