Që teknologja po ecën me ritme shumë të shpejta, kjo nuk është më diçka e re. Nje pajisje e vogël, është e habitshme sesi mund të projektojë një tastierë në çdo sipërfaqe të sheshtë, kudo ku ndodheni. Lëshon efekt zanor të lidhur me ekranin dhe mund të shikoni në kohë reale se çfarë po shtypni për të qenë më të shpejtë. Në të shkruhet me një shpejtësi standarde.
Do të vijë një ditë kur do ta mbani gjithmonë në xhep këtë pajisje, për të shkruar e-mail nga kudo ku ndodheni, mjafton që të keni të aktivizuar Bluetooth-in në një pajisje si për shembull kompjuter ose laptop.
Ofron edhe opsione të tjera kjo pajisje, e cila mund të shërbejë për altoparlant. Kështu që do të shpëtoni nga marrja me vete e mouse-t, tastierës, por edhe altoparlantit. Një pajisje e vogël, që mund të mbahet edhe në xhep, ju çliron nga ngarkesa e tri objekteve. A nuk ia vlen?!
Burimi i lajmit: https://www.hunkymonkey.eu/products/laser-projection-bluetooth-keyboard-mouse
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=IOr7kVP523g