Lifestyle

4 pyetjet e rëndësishme që partneri s’do të t’i bëjë kurrë

Janë katër pyetje që të gjithë ia bëjmë në mënyrë të pandërgjegjshme njerëzve që duam. Këto pyetje rrallë marrin përgjigje me fjalë, ashtu siç edhe rrallë bëhen me fjalë. Për sa kohë të ketë dashuri mes dy njerëzve këto pyetje do të jenë aty gjithmonë, edhe pse në heshtje.

1. Më shikon?
2.Të intereson që jam këtu?
3. Jam mjaftueshëm për ty, apo dëshiron që të përmirësohem në ndonjë aspekt?
4. Mund të them se jam speciale për ty nga mënyra sesi më shikon ti mua?

Nëse dikush është shumë i dashuruar me ju, kjo ndodh sepse ju e doni në një mënyrë të tillë, që i përgjigjeni në njëfarë mënyre këtyre pyetjeve në vazhdimësi.
Kjo është një arsye përse njerëzit i duan qentë kaq shumë. Ata i përgjigjen pa fjalë, por në mënyrë të vazhdueshme me një “Po” të madhe këtyre pyetjeve.
Nëse vendosni të kujtoni çaste nga historia juaj me të dashurin ose të dashurën do të gjeni edhe momentet kur i keni bërë në heshtje këto pyetje.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/most-important-questions-your-partner-will-never-ask-you-2017-7

Burimi i fotos: © Takmeomeo https://pixabay.com/en/hands-love-couple-together-fingers-437968/