Shkencëtarët kanë gjetur fakte që sugjerojnë se jeta në Mars mund të ketë ekzistuar. Një Curiosity Rover e NASA-s ka zbuluar në sipërfaqen e Planetit të Kuq, bor-in, një element kimik që është përbërës kyç për jetën.
Zbulimi mund të mbështesë një teori që sugjeron se jeta në Mars mund të ishte groposur për në nëntokë kur fatkeqësia e shndërroi planetin në një “shkretëtirë të ngrirë”.
Patrick Gasda, një studiues pasuniversitar në Laboratorin Kombëtar Los Alamos tha: “Për shkak se përzierja e borit dhe oksigjenit luan një rol të rëndësishëm në krijimin e ARN-së, një nga blloqet ndërtuese të jetës, gjetja e tij në Mars hap mundësinë se jeta mund të ketë lindur dikur atje.”
“Bori është një urë e mundshme mes molekulave organike tek ARN. Pa ARN, nuk ka jetë.”
“Prezenca e këtij elementi kimik në Mars na bën të mendojmë se reaksionet kimike në këtë planet kanë ndodhur.”
ARN-ja është Acid Ribonukleik, një acid nukleik që është prezent në të gjithë jetën moderne, i cili është i përfshirë në dekodimin dhe shprehjen e geneve nga ADN-ja.
ARN-ja është e njohur si jo e qëndrueshme, pra pa prezencën e borit ajo do dekompozonte menjëherë.
Puna e Gasda-s është e përqëndruar në një studim të publikuar këtë javë në gazetën “Geophysical Research Letters.
Ai përshkruan sesi pajisjet e NASA-s gjetën elementin në mineralin e sulfatit të kalciumit në sipërfaqen shkëmbore. Prezenca e borit në ujërat nëntokësor të Marsit shton teorinë e çuditshme se jeta mund të ketë filluar nga Marsi dhe ka ardhur në Tokë përmes një asteroidi.
Astronomi Caleb Sharf ka pohuar: “Ne mund të gjejmë pjesë të Marsit këtu në Tokë kështu që dyshojmë se ka pjesë të Tokës edhe në Mars. Nëse ky material mund të mbajë organizma jetësor, atëherë është e mundur që ne të jemi marsian. Këto hipoteza kanë detyruar edhe zyrtarë të ndryshëm që të pyesin publikisht ekspertët e NASA-n nëse jeta ekziston atje, kohët e fundit. Siç është rasti i Dana Rohrabacher, senatorit amerikan. Ken Farley i NASA-s u përgjigj: “Evidencat janë se Mars ishte ndryshe miliarda vite më parë, jo mijëra vjet më parë, dhe nuk ka fakte që unë jam në dijeni…”
Megjithatë së shpejti mund të ketë jetë në Mars nëse sipërmarrësi i teknologjisë Elon Musk, ia arrin qëllimit.
Themeluesi i Hapësirës X ka lajmëruar mbi planet e tij për të çuar njerëz në sipërfaqen e Planetit të Kuq deri në 2030-ën.
Kjo histori fillimisht u shfaq në The Sun.
Burimi i lajmit: http://www.foxnews.com/science/2017/09/07/life-existed-on-mars-shocking-discovery-suggests.html
Burimi i fotos: © https://pixabay.com/en/mission-to-mars-mars-probe-2645404/