Lifestyle

E pabesueshme përpjekja e 22 vjeçares për t’i ngjarë Angelina Jolie

Një super-fanse e Angelina Jolie ka mahnitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale me fotografi që tregojnë përpjekjet e saj për të imituar yllin e Hollivudit.
Sahar Tabar, 22 vjeç, nga Teherani, Iran, ka një profil në Instagram të mbushur me foto që tregojnë vetë atë të Angelinëzuar.
Mediat belge kanë raportuar se Sahari ka kryer 50 ndërhyrje kirurgjikale, për t’i ngjarë idhullit të saj. Por ndjekësit pretendojnë se ajo e krijon këtë ngjashmëri të pabesueshme vetëm duke përdorur produkte kozmetikë.
Megjithatë jo të gjitha reagimet nga ndjekësit e saj, plotë 318.000 në Instagram janë pozitive. Disa prej tyre e krahasojnë atë me një ‘zombie’ ose një ‘kufomë’.
Gjithsesi sipërmarrja e saj është e guximshme.

 

Burimi i lajmit, videos dhe fotove: http://www.dailymail.co.uk/femail/article-5132349/Instagrammer-50-surgeries-look-like-Angelina-Jolie.html?ito=social-twitter_mailonline