“Mashtrimi fiskal i Cristiano Ronaldos është krim shumë i rëndë. Në këtë moment në burg qëndrojnë të izoluar shumë personazhe që kanë bërë evazion për vetëm 125 mijë euro”, deklaroi Caridad Gomez Mourelo, personi përgjegjës për sektorin e mashtrimeve fiskale të qeverisë spanjolle. Është pikërisht ky sulmi më i fundit në adresë të yllit portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
Konkretisht ndaj Cristiano Ronaldo vazhdon gjykimi me akuzën për evazion fiskal të përllogaritur në shumën 14.7 milionë euro. Një akuzë e kundërshtuar fuqishëm nga fituesi i 5 trofeve të “Topit të Artë”, që verën e fundit ishte motiv i kërkesës së CR7 për tu larguar nga Real Madrid, për të braktisur Spanjën me dëshirën e një rikthimi në Premier League.
Burimi i lajmit dhe fotove: http://www.dailymail.co.uk/news/article-5213559/Cristiano-Ronaldo-laughs-claims-jail.html