Lifestyle

Princ Herry interviston Obamën. Një qiuz mbi preferencat, ku nuk kanë munguar batutat

Një pyetësor i gjithi për tu shijuar, zhvilluar në radion BBC 4, mes Princit Herry në rolin e gazetarit dhe ish-presidenti Barack Obama, në rolin e të ftuarit

Ndër të tjera Obama është vendosur përpara disa zgjedhjeve. Ish-presidenti i SHBA-ve duhet të zgjidhte mes dy gjërave, por kur erdhi puna për të brendshmet ai u shpreh se nuk i përgjigjet pyetjeve të tilla.

I pyetur se kë preferonte më tepër nga dy basketbollistët e njohur si Lebron James dhe Michael Jordan, zgjedhja e Obamës ishte Jordan, edhe pse në fund shtoi se e pëlqen shumë edhe Lebron pasi është një djalë Çikagoje. Për sa i përket serialit të njohur “Friend” Obama mes Rachel dhe Monica, dy personazhet e njohur të serialit zgjodhi aktoren bionde, duke na lënë të kuptojmë se Jennifer Aniston hyn te aktoret e tij të preferuara.

Një pyetje interesante ishte të zgjidhte mes Kim dhe Khloe Kardashian, të cilës Obama si ish-president serioz që është është shprehur: “do ja lë dikujt tjetër të përgjigjet për këtë”. Por Herry ka përfituar nga kjo intervistë për ta pyetur edhe për të preferuarin e tij nga dy princat e Britanisë, ku Obama zgjodhi Williamin, duke e lënë Herry-n “me gisht në gojë”.

Por Herry si djalë i zgjuar që është, i mori një mendim shpejt e shpejt Obamës edhe për të fejuarën e tij Meghan Markle, duke e vendosur përballë zgjedhjes mes dy serialeve, “Suits” dhe “Good Wife”. Në serialin “Suits” aktore protagoniste është pikërisht e fejuara e Princit, dhe Obama zgjodhi Meghan. “Përgjigje e shkëlqyer”-ja ktheu Herry.

Pyetja e fundit ishte për Mbretëreshën Elizabeth, ku Obama duhet të zgjidhte mes saj dhe grupit “Queen” dhe sigurisht që zgjedhja ishte Elizabeth.

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=58&v=QJjWNTrRdC4

Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/us-news/2017/dec/27/barack-obama-tells-prince-harry-leaders-must-stop-corroding-civil-discourse