“Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq e lumtur, e sigurtë dhe e dashuruar. Ai është i përsosur për mua dhe më tregoi se përrallat ekzistojnë vërtet.” shprehet Paris.
Këngëtarja, aktorja dhe trashëgimtarja e hoteleve ‘Hilton’, Paris Hilton, ylli i reality-show, ka marrë propozim për martesë ndërsa bënte ski.
Paris është fejuar me aktorin dhe modelin Chris Zylka. Ata frekuentohen prej 2 vitesh.
Lajmi është konfirmuar nga këngëtarja në rrjetet sociale
“…Ai është i përsosur për mua dhe më tregoi se përrallat ekzistojnë vërtet.”
Çifti ishte në një udhëtim në Aspen, Kolorado, kur Zylka u ul në gjunjë dhe e pyeti nëse dëshirontë të martohej me të.
Zylka, i cili luajti në dramën amerikane The Leftovers, u takua me Hilton tetë vite më pare ndërsa u lidhën vetëm para dy vitesh.
https://www.instagram.com/p/BddbWwbHA0-/?taken-by=parishilton
Link: https://www.instagram.com/p/BddbWwbHA0-/?taken-by=parishilton
Burimi i lajmit dhe fotos kryesore: http://edition.cnn.com/2018/01/02/entertainment/paris-hilton-engaged-chris-zylka/index.html