Lifestyle

Kim Kardashian angazhon një ndihmës posaçërisht për të pasmet. E pabesueshme ç’i bën ai

37-vjeçarja u kujdes që t’i pushtonte rrjetet sociale të hënën, duke u shfaqur e zhveshur në disa poza përvëluese dhe tashmë Kim Kardashian ka kërkuar që të duket e përsosur në ribërjen e skenës së plazhit të Bo Derek.

Seti i ri i yllit televiziv është bërë për risjelljen e një skene nga komedia romantike e vitit 1979, me titullin “10”.

Në plazhin e Malibusë, Kim është fotografuar duke u përgatitur për t’u shfaqur në skenën ikonike të realizuar nga aktorja Bo Derek.

Ndëkohë që po qëndronte në plazh, ndihmësit e kishin rrethuar duke e rregulluar, në mënyrë që gjithçka të ishte ashtu siç ajo kërkonte.

Madje, njëri prej ndihmësve është kujdesur edhe për asetin më të përfolur të Kardashian – të pasmet. Bëhet fjalë për një profesionist, i cili është kontaktuar posaçërisht për tu marrë me “këtë aspekt” të punës.

Po ashtu, personat përgjegjës për veshjen janë kujdesur që bikinit të jenë të rregulluara mirë.

Nga ana tjetër, bukuroshja është paraqitur edhe e zhveshur në pjesën e sipërme dhe vetëm me mbathje, por kësaj radhe e ka mbuluar gjoksin me dorë, duke mos i lejuar paparacët që t’ia fotografonin.

Në video skena ikonë nga filmi “10” i vitit 1979:

Link: https://youtu.be/okNvzDF11J4?t=147

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-5326795/Topless-Kim-Kardashian-wears-braids-mimic-Bo-Derek.html