Lifestyle

Largohu nga rrjetet sociale, pash Zotin!” Piers Morgan ironizon fotot topless të Kim Kardashian

“Nëse ti je një nënë e re, plotë 37 vjeç, çfarë mund të bësh tjetër me jetën tënde, përveç se të publikosh foto toples në Instagram?! Koha duhet të mbyllet për të, seriozisht!”

Kështu është shprehur gazetari i mirnjohur Piers Morgan i cili jo vetëm ka kritikuar fotografitë e fundit nudo të Kim Kardashian, por është tallur haptazi.

Piers ka filluar grindjet e tij me Kim Kardashian që nga viti 2016, kur ajo bëri një selfie nudo, të cilët Piers thoshte se Kim po e mbivlerëson veten.

Tani Piers përsëri ka sulmuar, duke u tallur me mbretëreshën e nudove. Ai ka thënë se ka kaluar koha e zhveshjeve dhe se “koha e Kimit ka kaluar”. Këto komente ai i ka bërë gjatë episodit të së martës Good Morning Britain.

I cilësuar si njëri prej gazetarëve më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, ai këto komente i ka bërë në twitter, duke i kërkuar Kimit që “të largohet nga rrjetet sociale, për hirë të zotit”. Këtë ai e ka bërë enkas para transmetimit të intervistës së Donald Trump.

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-5329869/Piers-Morgan-SLAMS-Kim-Kardashian-topless-photos.html