Lifestyle

Iggy Azzalea nerv i papërmbajtshëm! Ja çfarë bëri pasi zbulon tradhëtinë

Reperja ndërpreu romancën me të dashurin e saj Nick Young pasi u bënë publike disa pamje ku ai shfaqej duke e tradhëtuar.

Iggy Azzalea ka treguar se pas atij momenti ishte aq e nevrikosur sa filloi të thyente gjëra. Pasi kuptoi se po shkatërronte gjërat e saj, vendosi të bënte dicka që do prekte ish-partnerin dhe zgjodhi ti digjte rrobat.

E ftuar në emisionin ‘Watch What Happens Live with Andy Cohen’, ajo tregoi se cfarë bëri duke thënë:

“Ja dogja të gjitha. Fillova t’i hidhja sendet e tij në pishinën e shtëpisë dhe pastaj ndeza një zjarr dhe i dogja të gjitha rrobat e tij të shtrenjta. I çova një video dhe i thashë ‘Hej po djeg plehrat e tua. Nuk e di ku je, mbase me ndonjë vajzë, shpresoj të kthehesh në shtëpi shpejt sepse unë po vazhdoj t’i djeg rrobat e tua”, i kishte thënë ajo.

Pas kësaj ylli i hitit ‘Fancy’ pohoi se nuk ishte penduar aspak për veprimin e saj dhe pse atij mund ti ketë kushtuar shumë që të blejë nga e para gjithçka.

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=93&v=DfxhWPvhFCQ

Burimi i lajmit: https://www.usatoday.com/story/sports/ftw/2018/03/19/iggy-azalea-breaks-down-how-she-burned-all-of-nick-youngs-clothes/111140226/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgfuSddFjTr/?taken-by=iggyazaleaaisaqueen