Sport

Nuk bëri shqiponjën, Erjona Sulejmani tregon domethënien e simbolit të bërë nga Xhemaili

Pasi tundi  portën e Kosta Rikës me një super gol, ajo që ra në sy mbrëmë, ishte festa e Blerim Xhemailit.

Ndryshe nga Shaqiri dhe Xhaka ai nuk festoi duke bërë shqiponjën, por duke formuar gërmën “L” me gishta.

Kuptimin e festës së Xhemailit e shpjegoi ish-bashkëshortja e tij Eriona e cila bën tashmë rolin e komentatores në TVSH.

“Ai ka bërë një gol tipik nga ato që bën Blerimi. Gjesti i tij është krijimi me 2 gishta i shkronjës “L” që është e para e emrit të djalit tonë, Luanit” – tha Eriona që nuk i kurseu edhe batutat kur e pyetën nëse u kënaq që shënoi ish-bashkëshorti i saj.

“Normal që u kënaqa. Jam shnosh i fije prej kënaqësisë” – tha Sulejmani me ironi.

https://www.instagram.com/p/Bkj8dkLlxoO/?hl=en&taken-by=b.dzemaili

Link: https://www.instagram.com/p/Bkj8dkLlxoO/?hl=en&taken-by=b.dzemaili

https://www.instagram.com/p/Bkj9NX6A61-/?taken-by=erjona_sulejmani

Link: https://www.instagram.com/p/Bkj9NX6A61-/?taken-by=erjona_sulejmani

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bkj8dkLlxoO/?hl=en&taken-by=b.dzemaili