Sport

E “kryqëzuan” pasi tha se ishte tifoz i Serbisë, si qëndron e vërteta sipas Kosta Grillo

Komentatori i njohur shqiptar, Kosta Grillo, në fillim të botërorit, deklaroi se do të jetë tifoz i kombëtares së Serbisë. Mirëpo pas kësaj deklarate pati shumë polemika dhe të shumtë ishin ata tifozë kuq e zi, të cilët kërkuan që Grillo të pezullohej nga puna dhe të mos  komentonte më ndeshjet e kombëtares Shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme, ai ka qenë i ftuar në Ora Neës , ku Grillo u pyet se përse kishte zgjedhur pikërisht Serbinë që të bëj tifo. Ai u shpreh se gjithçka është keqkuptuar.

“Unë e deklarova por nuk e morën ashtu siç e thashë unë. Unë jam tifoz me Hollandën, por në mungesë të asaj jam me skuadrat ballkanase. Pse të mos favorizojmë skuadrat ballkanase? Unë nesër jam me Kroacinë. Nuk jam tifoz i vdekur ose i flaktë i Serbisë. Në vitin 2002, isha tifoz i Turqisë. Në Shqipëri jemi rritur me një frymë për ta dashur futbollin e Jugosllavisë, jo vetëm të Serbisë, duke përfshirë edhe basketbollin.”, përfundoi Grillo.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Mkw_yKltOog

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News