Ish kapiteni i kombëtares dhe një nga figurat kryesorë te futbollit shqiptar, Lorik Cana në një intervistë për “My Living” ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij private.
Cana është pyetur rreth njohjes me bashkëshorten, nga ku ka treguar se janë njohur në një restorant dhe se mundësinë për ta takuar e krijoi vetë.
Ylli i kombëtares rrëfeu se kur e ka parë bashkëshorten për herë të parë, pati një impakt të fuqishëm kundrejt saj.
Pjesë nga intervista
Arjon: Sa vite ke që njihesh me bashkëshorten?
Lorik: Shtatë e gjysëm po hyjmë në të tetin.
Arjon Muca: A i pëlqen ajo këto element, i quan si virtyte apo defekte?
Lorik: Sportistët kanë shumë vlera që ose kanë trashëguar ose kanë krijuar, kanë disa vlera që në profesione të tjëra ose të ndryshme është e vështirë t’i gjesh. Patjetër që dhe faktori i personazhit publik bën atë të vetën.
Arjon: Pse të njihte e dinte kush ishe?
Lorik: Jo kur jemi takuar aspak, pastaj duke qëndruar bashkë e njeh dhe personin dhe sportistin.
Arjon: Më pëlqeu shumë fjala aspak, çfarë bëri Lorik apo bëri bashkëshortja që të të bëj për vete?
Lorik: Unë jam njohur me bashkëshorten në një restorant dhe thjeshtë mundësia për ta takuar apo për të patur mundësinë të kaloj kohë më të e krijova vetë. Në mënyrë indirekte krijova mundësinë që ajo të kishte nr tim të telefonit. Isha 99% i sigurt që do të më merrte, sepse ne jemi njohur në restorant. Ajo ishte komplet në anën e kundërt por sa herë që e vështroja, kthente shikimin. Ndodhi pas dy ditësh që më shkruajti dhe pastaj u lidhëm dhe kështu vazhdoi.
Arjon: Që në fillim e dije që do të ishte bashkëshortja ?
Lorik: Ka qënë një impakt i jashtëzakonshëm
Arjon : Shkëndija ama ndodhi në restorant ?
Lori: Pa fol fare.
Arjon : Tani do më thuash si reagoi kur e mori vesh një që ishe futbollist dhe dy që ishe shqiptar. Në fakt reagoi më shumë kur e kuptoi që isha futbollist. Por, gjithcka është bërë në mënyrë të thjeshtë pa siklete.
Arjon: Ne e dimë që futbollistët janë Don Zhuan-a, po ti ke qënë i tillë ?
Lorik : Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu35dIdAzPV/