Sport

Pak ditë pasi pësoi atak në zemër, Iker Casillas merr një tjetër lajm të tmerrshëm

Pak ditë me parë portieri Iker Casillas, pësoi atak në zemër dhe përfundoi me urgjencë në spital.

Por ende pa u përmirësuar gjendja e tij shëndetësore, një lajm tjetër i hidhur vjen nga bashkëshortja e portierit të Portos.

Gruaja e Iker Casillas, Sara Carbonera, ka zbuluar se po lufton me kancerin në mitër. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bukuroshja Sara Carbonera ka lajmëruar mbi gjendjen e saj.

“Kur akoma nuk ishim qetësuar nga ajo që i ndodhi burrit tim, tani jeta na ka befasuar përsëri. Këtë herë jam unë që kam atë fjalë me gjashtë gërma që akoma e kam të vështirë ta them.  Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët kanë gjetur një tumor në pjesën e vezoreve. Duhet të operohem. Çdo gjë është ok dhe fatmirësisht e kapa në kohë, por më duhet të luftoj muajt e ardhshëm teksa marr trajtimin.Jam e qetë dhe me besim se çdo gjë do të jetë ok. E di që rruga do të jetë e vështirë, por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur.  Kam mbështetjen e familjes dhe miqve të mi, si dhe të një stafi mjekësor të kualifikuar.”- shkruan ajo.

https://www.instagram.com/p/BxvCvSsiGvp/

Link: https://www.instagram.com/p/BxvCvSsiGvp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsGp8tLAYUT/