Lifestyle

Depresion dhe ankth para lindjes, Sara Hoxha rrëfen momentet e sikletshme

Sara Hoxha vetëm pak muaj para lindjes së fëmijës së dytë duket se ka kaluar një periudhë të vështirë.

Në një rrëfim në instagramin e saj Sara tregon se si vuajti nga depresioni dhe ankthi para lindjes, duke u mbyllur në vetvete e duke mos dashur të takojë askënd.

Ajo tregon gjithashtu se ka refuzuar disa herë një udhëtim të propozuar nga e ëma dhe motra për në Kapri për shkak të situatës në të cilën ndodhej, deri sa pranoi në momentet e fundit.

“Ka qenë fundjava më e qetë që kam kaluar” thotë Sara në postimin e saj, ndërsa ka një këshillë për të gjithë përpara se të refuzojnë një ndihmë nga dikush tjetër.

“Jeta ka një mënyrë të çuditshme për të të treguar se duhet të shkosh në atë udhëtim, ta hash atë drekë, apo ta pish atë kafe dhe të jesh mirënjohese për çfarë ke. Mos e kaloni jetën me frikë se çfarë mund të shkojë keq” thotë Sara në statusin e saj, ndërsa përfundon duke falënderuar njerëzit e saj të dashur për mbështetjen që i japin vazhdimisht.

https://www.instagram.com/p/B1qWjh6nmbF/

Link: https://www.instagram.com/p/B1qWjh6nmbF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzISG0mnVdD/