Lifestyle

E kemi pirë gjithmonë gabim, kafja që në mëngjes nuk është aspak efektive, ja kur duhet pirë

Të gjithë e nisim ditën duke pirë një kafe për tu zgjuar dhe për të marrë energji për ditën.

Por a është kjo mënyra e duhur për tu zgjuar?

Ekspertët sapo e hodhën poshtë mitin e kafes në mëngjes, jo vetëm që nuk të jep efektet e dëshiruara, por mund edhe të të bëjë dëm.

Të gjithë ne kemi nivele të larta të kortizolit në mëngjes dhe konsumimi i kafes mund të interferojë duke rritur prodhimin e tij në nivele të rrezikshme.

Gjithashtu konsumi i kafes që në mëngjes shton tolerancën e personit ndaj kafeinës, pasi zëvendëson kortizolin natyral, duke penguar prodhimin e tij nga trupi, në këtë mënyrë bëheni të varur nga kafja dhe shmangim procesin natyral të trupit.

Studiuesit kanë arritur në përfundimit që koha më e mirë për të pirë një kafe është pas orës 10 të mëngjesit dhe midis orës 2 dhe 5 të pasdites.

Sipas ekspertëve është më mirë që mëngjesin ta nisni me një çaj, ose një gotë ujë.

Ndërkaq nëse jeni mësuar të pini shumë kafe, duhet ta kompensoni me shumë ujë, pasi rrezikoheni nga dehitratimi.

Link: https://globalnews.ca/news/4258839/best-time-drink-coffee/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/aroma-aromatic-art-artistic-434213/