Lifestyle

Vendi më i lumtur në botë, as që ju shkon ndërmend ku qeshet dhe festohet më shumë

Ka një vend në botë ku njerëzit duket sikur jetojnë vetëm për të festuar.

Mund të duket e pabesueshme, por ky vend është pikërisht Kolumbia.

Edhe pse konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme sa i takon kriminalitetit, Kolumbia ka njerëzit më festivë në botë dhe numrin më të madhe të festivaleve në vit.

Në Kolumbi ka pothuajse çdo ditë një festival, që nga ai i ngjyrave e luleve e deri tek festivali i gomerëve, ku njerëzit supozohet të maskohen si gomerë për fat të mirë.

Kjo është vetëm një prej arsyeve që Kolumbia është renditur si kombi më i lumtur në botë.

Nga kërkimet e bëra ka rezultuar se 100 kolumbianë të pyetur mbi lumturinë kanë dhënë 100 versione dhe arsye të ndryshme.

“Paratë janë të nevojshme, por nuk janë gjëja më e rëndësishme”, ky është parimi kryesor i shumicës së kolumbianëve të cilët paravësisht problemeve në vend nuk harrojnë asnjëherë të argëtohen dhe të buzëqeshin.

Link: http://www.bbc.com/travel/story/20170328-the-worlds-happiest-country

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/silhouette-photography-of-group-of-people-jumping-during-golden-time-1000445/