Lifestyle

Si të eleminojmë rrudhat në kushte shtëpie, ja përbërësit që ju duhen

Pas moshës 25 vjeç, kujdesi për fytyrën duhet të jetë më i madh se më parë.

Në këtë moshë fytyra fillon të humbë kolagjenin dhe ka më shumë mundësi për të formuar rrudha, për këtë arsye duhet të tregohet më shumë kujdes.

Megjithatë përveç kremërave për të eleminuar rrudhat një metodë mjaft efektive janë edhe disa produkte që të gjithë i kemi në shtëpi.

Më poshtë po ju njohim me disa prej tyre:

  1. E bardha e vezës

Një maskë me të bardhën e vezës kryesisht në zonat e fytyrës ku dallojmë rrudhat e para është më efektive se çdo krem. Proteinat e vezës mbrojnë lëkurën dhe i japin asaj elasticitetin e nevojshëm.

  1. Vaji i ullirit

Dihet se ky produkt sidomos nëse është ekstra i virgjër është një ilaç për çdo gjë dhe jo vetëm për fytyrën. Pak vaj ulliri në fytyrë kryesisht në darkë jep më shumë rezultat se kremërat e natës.

  1. Lëngu i limonit

Limoni është i pasur me acid citric dhe kjo do ta bëjë lëkurën tuaj më të shndritshme dhe më të shëndetshme, duke ju ndihmuar njëkohësisht që të hiqni qafe rrudhat.

  1. Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet e freskëta përmbajnë vitaminë A dhe C, të cilat e bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë.

Megjithatë nuk duhet të prisni ndryshim brenda natës, por mund të eksperimentoni me disa fruta e perime për të kuptuar kush është ideale për fytyrën tuaj.

Link: https://indianexpress.com/article/lifestyle/life-style/skincare-tips-reduce-wrinkles-naturally-6060209/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-girl-beauty-mask-3192/