Lifestyle

Efektet pozitive të majdanozit në organizëm, nuk do ta besoni çfarë kuron

Majdanozi është një prej bimëve më efektive në shëndet.

Konsumi i saj mund të sjellë një sërë benefitesh për organizmin, por edhe për lëkurën.

Më konkretisht konsumi i vazhdueshëm i majdanozit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e prekjes nga tumoret kryesisht ai i aparatit tretës, gjoksit, lëkurës, apo prostatës.

Mjaftojnë disa fije majdanoz në ditë dhe mund të ndiheni shumë më mirë dhe më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje.

Majdanozi shërben gjithashtu për të rritur sistemin imunitar të organizmit duke luftuar alergjitë dhe sëmundjet kronike.

Lufton inflamacionet. Lëngu i majdanozit mund të shërbejë për të lehtësuar dhimbjet, pasi përmban një lloj vaji të quajtur eugenol i cili është provuar se ka aftësinë të të ndihmojë gjithashtu edhe në shërimin e plagëve.

Majdanozi është gjithashtu një burim i vitaminës B dhe acidit folik çka ndihmon për të mbrojtur enët e gjakut dhe për të shmangur rrezikun që vjen nga dëmtimi i tyre siç është ataku në zemër.

Link: https://www.chatelaine.com/health/diet/five-health-benefits-of-parsley-and-a-detoxifying-shake/

Burmi i fotos: https://www.pexels.com/photo/shallow-focus-photography-of-green-leaves-1275204/