Lifestyle

Ja çfarë duhet të pini para se të fleni, gjumi juaj do të jetë shumë më i qetë

Shumë prej nesh kanë probleme me gjumin e natës.

Edhe pse shtrihemi herët për të fjetur, asnjëherë nuk na zë gjumi përpara një ore të caktuar.

Nëse doni që të flini sapo vini kokën në krevat është më e thjeshtë nga sa mendoni, mjafton të pini një nga pijet që do të rendisim më poshtë.

  1. Qumesht i ngrohtë

Një gotë qumësht i ngrohtë para se të shtriheni është ideale për një gjumë të qetë. Qumështi është rekomanduar që të pihet gjithmonë në darkë dhe jo në mëngjes siç jemi mësuar të bëjnë zakonisht.

  1. Lëng qershie

Ky lloj fruti përmban triptofan një lloj proteine që besohet se ndikon në qetësimin e trurit sidomos kur duhet të flini.

  1. Çaj kamomili

Kamomili është mbajtur gjithmonë si një bimë qetësuese që shërben për të qetësuar jo vetëm dhimbjet, por relakson edhe trupin. Një filxhan çaji me kamomil para gjumit është ideale për të fjetur direkt sapo të vini kokën në jastëk.

  1. Smoothie bananeje

Fruti i bananes është i pasur me magnez dhe kalium. Këto dy minerale do t’ju ndihmojë në relaksimin e muskujve, duke pushuar pas një dite të ngarkuar.

Link: https://intermountainhealthcare.org/blogs/topics/live-well/2016/08/10-drinks-to-help-you-sleep-at-night/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-sleeping-935777/