Lifestyle

Zbulohet mashkulli më tërheqës në botë, ja kush është aktori që zuri vendin e parë

Robert Pattison është mashkulli më tërheqës në botë sipas ekspertëve të kirurgjisë plastike.

Aktori i njohur është konsideruar fytyra më tërheqesë nga një kirurg i njohur plastik doktor Julian de Silva, pasi ka analizuar propozionet e tipareve të tij.

Aktori ishte më afër se gjithë të tjerët duke ju përshtatur me 92.15% fytyrës perfekte në bazë të raportit të artë grek të bukurisë.

I dyti është renditur Henry Cavill me 91.08% përputhje, duke u ndjekur nga Bradley Cooper e më pas nga Brad Pitt.

Fituesi i mëparshëm George Clooney ka zbritur disa pozicione duke u renditur në vend të 5-të, për shkak të shenjave që ka lënë mosha në fytyrën e 58 vjeçarit.

Aktori 33 vjeçar është i njohur për shumë role, por më i spikaturi është ai i Eduard Cullen  në trilologjinë Twilight.

Link: https://people.com/movies/robert-pattinson-declared-most-handsome-man-in-the-world-when-measured-for-physical-perfection/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-standing-on-sea-cliff-3464179/