Lifestyle

Ja si ti mbroni sytë, çfarë duhet të bëni për një shikim më të mirë

Kush punon në kompjuter për një kohë të gjatë, e di shumë mirë se sa e rrezikshme është për sytë rrezatimi nga kompjuterat.

Edhe kontakti me ekranin e telefonit është gjithashtu një risk më vete që mund të shkaktojë probleme serioze me shikimin.

Më konkretisht për të mbrojtur sytë është e domosdoshme që të marrin disa masa shumë të rëndësishme.

Si fillim dieta ushqimore është thelbësore për një shikim të mprehtë. Kështu është e rëndësishme të merrni sa më shumë vitamina përmes ushqimeve.

Ekspertët thonë se ndër ushqimet më të mira për shëndetin e syve janë karrotat, patatet e ëmbla, qepa dhe gjithë perimet jeshile të pasura me vitamina.

Kontrollet periodike tek okulisti janë shumë të domosdoshme për të kapur në kohë probleme të ndryshme me shëndetin e syve.

Duhani është gjithashtu shumë  i rrëzikshëm, pasi katrani në gjak shkatërron qelizat e syve duke shkaktuar katarakt në një moshë më të madhe.

Dielli është gjithashtu shumë i dëmshëm dhe për të mbrojtur sytë është e domosdoshme përdorimi i syzeve të polarizuara.

Puna në kompjuter shkakton gjithashtu sy të thatë që shkaktojnë infeksione të shumta të syrit.

Kështu për të shmangur këto probleme, ekspertët rekomandojnë që në çdo 20 minuta duhet të largoni shikimin nga ekrani për të paktën 20 sekonda.

Link: https://www.everydayhealth.com/news/10-essential-facts-about-your-eyes/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-in-black-holding-phone-618613/