Një koment nga Anxhela Faber
…Çdo gjë fillonte me vrap, kapej telefoni, shikoheshin emailet më të rëndësishëm, komunikime nga stafi që kishin filluar tashmë të shqyrtonin çështje të ditës ose të mbetura nga më parë, ndonjë telefonatë nga ndonjë klient që duhej ta mbyllja sepse ndërkohë do të bëhesha gati për të ikur në zyrë, vrap vrap vrap, tre cështje përnjëherë ndërkohë që sqarohej dikush përballë në zyrë dikush me mesazh dhe dikush i binte telefonit paralelisht, ikte dita fluturimthi, shkonte ora 19:00 ende në zyrë, më pas përsëri me vrap te bliheshin 2-3 gjëra që mund të duheshin për vajzën që më pas me vrap të mblidheshim me të në shtëpi, të rrinim pak të tre, nëse nuk kishim ndonjë takim përsëri me klient atë natë, që të na duhej edhe mos ta shihnim vajzën fare apo ta vinim në gjum. Kështu e prisnim me pa durim fundjavën që të kalonim një ditë të plotë pa ndërprerje duke luajtur e gatuar sëbashku, ashtu me pizhama deri në drekë, ashtu e prisnim me padurim pranverën ku edhe ajo të ishte e rritur sa sot për të dalë me karrocë… e sot?!Sot gjithëcka ndryshoi por nuk ndryshoi thjesht se u përhap me shpejtësi marramendëse një virus i tmerrshëm sepse në fund përhapja e virusit është pasojë e shkakut kryesor i cila është pikërisht sjellja e njerëzve, pikërisht ajo që ne bënim ashtu si e bënim, të gjithë ne njerëzit e këtij planeti, të gjithë ne jemi shkakëtarët, të gjithë ne kemi gabuar në mënyrën se si mendojmë, në mënyrën se si e shprehim çdo gjë, në mënyrën se si e ndërtojmë jetën. është pikërisht vrapi i cili na bëri tëmos funksiononim si qënie në 100% të kapacitetit tonë por të fokusoheshim në vetëm disa pika duke harruar se në fakt gjithëçka që sot është nesër mund te mos jetë (e thonim edhe atëherë këtë shprehje por kuptimi tërësisht figurativ na dukej i pa prekshem dhe shumë larg vehtes), ajo mënyrë e te menduarit na beri të bindim veten se gjigandëd e industrisë airore janë të pa thyeshëm, na bëri të mendojmë se kompanitë me mijëra punonjës janë një burim i pa shtershëm të ardhurash, na bëri të ndërtonim në mendjen tonë opinione të hekurta për shtete e për ekonomi e për sisteme shëndetësore e për forcë kur në fund të gjithë ata i kanë ndërtuar gjërat thjesht sepse një numër i madh njerëzish punojnë nuk i thonë jo punës, jetojnë në mënyrë të strukturuar por jo se janëte pa vdekshëm, jo se janë shërues magjik dhe pikërisht ai opinion sipërfaqësor na bëri faktikisht të gabojmë na çoi pikërisht në pikën ku cdo gjë vendoset në dyshim, ne ikën ku asnje sistem shendetësor nuk ishte i pregatitur.
Sot jemi në një moment ku ka shumë entitete që punojnë nga shtëpia ndër ta jemi edhe ne por nuk është ky thelbi i dites sot, sot thjesht thelbi i ditës tonë rrotullohet tek enigma më e madhe e historisë se brezave që sot jetojnë në këtë planet, si erdhëm faktikisht në këtë pikë, a ka qenë rrisku potencial gjithnjë aty?! si nuk e lokalizuam?! si nuk e evituam?! si nuk e izoluam në kohë?! Ah sikur, sikur të dinim se në fakt mjeksia nuk bën magji, sikur ta dinim se në fakt ka patur edhe viruse edhe më vdekje prurëse por nuk kemi ndjerë rrezik se e kanë izoluar herët, sikur ta dinim se ne fakt jeta është e pa sigurt dhe egoizmi i njerëzve të cilët shohin vetëm deri tek dera e tyre ka qenë shkaku kryesor i kësaj situate që kemi sot, dhe pikërisht sot ju kërkohet këtyre njerëzve që të shohin vetëm pragun e derës së tyre por sot është e vështirë. E në fakt të gjithë këto i kemi ditur por nuk i kemi besuar aq sa sot kur rrziku është në pragun e derës së shtëpisë së gjithësejcilit prej nesh. Ne pra ne, ne njerëzit e këtij planeti jemi të gjithëkush më pak e kush më shumë përgjegjës për shumë gjëra të pa pëlqyeshme që ndodhin qoft si dukuri shoqërore, qoft si rezultat ekonomik e qoft sot tek zgjidhja nga zinxhirët e nje dragoi që tashmë duhet secili të vëri dore që ta ndalojë… po nesër?!