Lifestyle

Shtoni këto produkte në shampoo dhe flokët do t’ju rriten në mënyrë të pabesueshme

Të gjitha femrat duan të kenë flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, por të gjitha e dinë gjithashtu se sa e vështirë është një gjë e tillë.

Flokët kanë nevojë për përkujdesje dhe që të rriten shëndetshëm është e nevojshme që të mos lahen shumë shpesh.

Ekspertet këshillojnë se për të patur flokë të shëndetshëm dhe që rriten shpejt mjafton gjithashtu të shtoni në shampo sheqer.

Mund të duket e çuditshme por sheqeri ndihmon në zbutjen, shkëlqimin dhe rritjen e flokëve më shpejt.

Sheqeri ndihmon gjithashtu për të hequr qelizat e vdekura nga skalpi dhe për të pastruar lëkurën e flokun.

Mjafton vetëm një lugë në shampo dhe do të shihni mrekulli në flokët tuaj.

Uji i trëndafilit është një tjetër përbërës që ndihmon në pastrimin e skalpit, lufton zbokthin duke rregulluar PH e lëkurës si dhe ndihmon në rritjen e flokëvë.

Vaji i lavandrës është gjithashtu shumë i shëndetshëm për flokët e thatë të cilët kanë tendencë të këputen dhe të mos rriten shpejt.

Lëngu i limonit nëse shtohet në shampo i jep fund problemeve tuaja me zbokthin, shërben gjithashtu edhe si anti microbial kundër problemeve me lëkurën.

Mjalti është gjithashtu një super përbërës që nëse shtohet në shampon tuaj  mund të bëj mrekulli. Mjalti shërben për të forcuar rrënjën e flokëve, ndërsa shërben gjithashtu për ti bërë flokët të buta dhe me shkëlqim.

Link: https://indianexpress.com/article/lifestyle/life-style/want-your-hair-to-grow-faster-add-these-to-your-shampoo-honey-lemon-juice-sugar-rose-water-lavender-oil-6176449/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-bored-woman-in-blue-sleeveless-dress-sitting-on-window-3770358/