Lifestyle

Dhimbja e kokës mund të eleminohet edhe pa ilaçe, është shumë e thjeshtë

Zakonisht kur kemi dhimbje koke, mendja na shkon direkt të marrim një qetësues për ta larguar sa më shpejt dhimbjen.

Kjo është një metodë e shpejtë, por jo gjithmonë e duhura, pasi dhimbja e kokës mund të eleminohet edhe pa medikamente.

Konkretisht nëse keni dhimbje koke mjafton të pini ujë, duket e çuditshme por është efikase. Konsumi i ujit largon dhimbjen e kokës më shpejt nga sa mund ta mendoni.

Një tjetër metodë janë kompresat me ujë të ftohtë, të cilat të ndihmojnë për të larguar dhimbjen në pak minuta.

Gjithashtu në rastet e migrenës, mjafton të qëndroni shtrirë me drita të fikura dhe do të qetësoheni brenda pak kohësh.

Ushtrimet ndihmojnë gjithashtu të ndiheni më mirë dhe ta largoni mendjen nga dhimbja e kokës.

Kafeina gjithashtu ndihmon, pasi ndonjëherë mund të kemi dhimbje koke sepse nuk kemi marrë dozën e nevojshme të kafeinës sidomos në rastet kur jeni mësuar të pini përditë kafe.

Vajrat esenciale ndihmojnë shumë për të larguar dhimbjen e kokës. Disa studime kanë treguar se aroma e lavandrës për 15 minuta mund t’ju largojë menjëherë dhimbjen e kokës.

Link: https://www.medicalnewstoday.com/articles/323992.php#essential-oils

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/v-NBXj3Yv5o