Lifestyle

Kush është babai i tre fëmijë që shkon në punë me fund dhe taka të larta

Mark Bryan është një 61 vjeçar amerikan që prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani.

Ai ka një stil krejt unik të të veshurit dhe tashmë prej katër vitesh shkon në punë me funde dhe këpucë me taka të larta.

Mark ka hapur gjithashtu edhe një llogari në instagram ku poston foto me veshjet e tij të çuditshme.

Nëse bëjmë një shëtitje në instagramin e tij shohim se ai është i fiksuar pas fundeve të ngushta dhe të gjata deri poshtë gjurit, kombinuar me këpucë me taka të larta.

Fundet ai i vesh gjithmonë me këmisha burrash, ndërsa thotë se fundet dhe sidomos takat e larta deri në 12 cm e kanë tërhequr gjithmonë.

Ai ka treguar në një intervistë se për herë të parë i ka veshur një palë këpucë me taka shumë vite më parë, pasi i ka thënë e dashura e tij dhe që atëherë i kanë pëlqyer dhe tashmë që kur ndryshoi stil nuk i heq nga këmba.

Ai është baba i tre fëmijëve dhe një bashkëshort i lumtur dhe madje i pëlqejnë gratë e bukura siç thotë edhe në faqen e tij në instagram, por kjo sipas tij nuk do të thotë që të kushtëzohet nga rregullat për t’u veshur.

https://www.instagram.com/p/CDvqNhBqZLa/

Link: https://www.instagram.com/p/CDvqNhBqZLa/

https://www.instagram.com/p/CB2w6xEq1aL/

Link: https://www.instagram.com/p/CB2w6xEq1aL/

https://www.instagram.com/p/B_j1SdOobp7/

Link: https://www.instagram.com/p/B_j1SdOobp7/

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/femail/article-8847579/Straight-married-father-three-reveals-hes-worn-skirts-high-heels-day-four-years.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEiqYdpKeW-/