Qëndrimi ulur në karrige për një kohë të gjatë, pavarësisht se sa komode mund të jetë karrigia shkakton probleme serioze për shëndetin.
Ekspertët tregojnë se kur qëndron disa orë ulur mund te shfaqen probleme me obezitetin, rritjen e presionit të gjakut, nivelin e sheqerit në gjak, shtimi i dhjamit në pjesën e belit dhe barkut, si dhe një dobësim të metabolizmit.
Studimet e realizuara lidhur me këtë temë, tregojnë se të qëndrosh ulur për një kohë të gjatë, mund të rezultojë më e rrezikshme se duhanpirja.
Rreziku është edhe më i madh sidomos për ata persona që punojnë përditë mbi 8 orë ulur dhe nuk kryejnë asnjë aktivetet tjetër fizik gjatë ditës.
Ekspertët tregojnë gjithashtu se në raste të tilla, duhet të merren masat për minimizuar risqet.
Konkretisht në raste të tilla duhet të merret një pushim çdo 30 minuta.
Gjithashtu është mirë që të çoheni sa herë flisni në telefon, apo shihni televizor.
Gjatë mbledhjeve është më mirë të ecni, se sa të qëndroni ulur në një sallë konferncash.
Dhe mbi të gjitha është e domosdoshme që nëse qëndroni 8 apo më shumë orë ulur, duhet patjetër të ushtroni të paktën 1 orë aktivetet fizik në ditë, si ecje apo vrap.
Link: https://www.mayoclinic.org/healthy-lifestyle/adult-health/expert-answers/sitting/faq-20058005
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/g9KFpAfQ5bc