Të konsumosh një vakt përpara kompjuterin është e rrezikshme për disa arsye.
Ekspertët tregojnë se kur ushqeheni ndërsa keni përpara telefonin apo një lap top shpesh here nuk e kontrolli sasinë e ushqimit që hani dhe për pasojë kjo shkakton shtim në peshë dhe deri në obezitet, nëse përsëritet përditë.
Gjithashtu kur hani përpara kompjuterit zakonisht hani shpejt dhe pa u përtypur mire dhe kjo mund të shkaktojë probleme me stomakun.
Ushqimi përpara kompjuterit bën që një pjesë e ushqimeve të përfundojnë brenda në tastierë dhe kjo nuk është aspak higjenike nëse do të vazhdoni të punoni pa e pastruar.
Gjithashtu kur ushqeheni ndërsa jeni përpara një kompjuteri, zakonisht nuk e shijoni ushqimin tamam dhe për këtë arsye pas ngrënies ndiheni të pangopur dhe të pakënaqur.
Kjo është gjithashtu shumë e dëmshme për fëmijët.
Nëse i mësoni ata të ushqehen që në fillim me n jë telefon apo tablet përpara rrezikoni që ata ta bëjnë këtë stil jete, që do ti shoqërojë gjatë gjithë kohës.
Kështë për një gjysëm, apo orë në ditë, është mirë që të shkëputeni nga tavolina e punës dhe ta shijoni ushqimin ashtu siç duhet.
Link: https://www.popsci.com/computers-are-poisonous/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/U0KIwXwin-k