Lifestyle

Çfarë duhet të dimë mbi rënien e flokëve dhe si ta evitojmë këtë siklet

1 Njihuni me shkaqet pse keni rënie flokësh.

Mund të ketë një numër shkaqesh pse keni rënie flokësh; gjenetika është arsyeja kryesore për burrat dhe shumë gra, thotë ekspertja Michelle Blaisure. Por shumë gra zakonisht përjetojnë rënie të flokëve falë stresit dhe mungesës së lëndëve ushqyese.

2 Mbani një dietë të balancuar.

Konsumoni një dietë të ekuilibruar, me shumë perime, mish dhe ushqim deti, të gjitha këto përmbajnë lëndët ushqyese thelbësore për flokët”, thotë Burg.

3 Shmangni modelet e ngushta të flokëve.

Një kapje e ngushtë flokësh ndihmon në rënjen e tyre. Shmangni trajtimet e ashpra kimike ose nxehtësinë afër kokës. Këto mund të stresojnë folikulat dhe të çojnë në rënie të shtuar të flokëve.

4 Flini mjaftueshëm që të shmangni rënjën e flokëve.

Bëni të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë, pasi trupi dhe mendja kanë nevojë për atë sasi për t’u rigjeneruar”, këshillon Blaisure. Hormoni që ndihmon në rregullimin e ciklit tuaj të gjumit, melatonina, është provuar gjithashtu se promovon rritjen e flokëve.

5 Merrni multivitamina.

Multivitaminat iu ndihmojnë të merrni lëndët ushqyese që mund t’ju mungojnë gjatë dietës tuaj.

6 Merrni Omega-3.

Merrni sa më shumë acide yndyrore omega-3 në dietën tuaj, pasi ato mund të ndihmojnë në rritjen e rritjes së flokëve. Vaji i peshkut ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit, që do të thotë se mund t’u japë folikujve të flokëve më shumë hapësirë për të hapur, duke lejuar që më shumë flokë të rriten.

Linku: https://www.byrdie.com/how-to-stop-hair-shedding-4686916

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/search/hair%20loss/